15 vjeçarja nga Mitrovica shkon për të lindur, policia interviston babain e saj

Kronikë e zezë

15 vjeçarja nga Mitrovica shkon për të lindur, policia interviston babain e saj

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Mitrovicë një e mitur e moshës 15 vjeçare kishte shkuar për të lindur.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ahmet Delija” dje rreth orës 15:00.

“Raportohet se, viktima femër e 15 vjeçe ka shkuar për të lindur. I dyshuari mashkull i cili bashkëjeton me viktimën nuk është hasur nga policia. Si dëshmitar është intervistuar babai i viktimës”, thuhet në raport.

Është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat