Kanoset me vrasje një person në Podujevë nëse nuk i siguron 50 mijë euro deri të hënën

Kronikë e zezë

Kanoset me vrasje një person në Podujevë nëse nuk i siguron 50 mijë euro deri të hënën

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

Një person është kanosur bashkë me familjen e tij nga një i dyshuar, që nëse nuk i siguron 50 mijë euro deri të hënën do të vritet.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

"KANOSJE/ Podujevë 06.11.2021 – 09:15.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti  e ka kanosur me  vrasje viktimën mashkull dhe familjen e tij  nëse nuk ia siguron  pesë dhjetë mijë (50.000) € deri të hënën. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat