Grushte në Kuçovë, një 54-vjeçar në dëmtime në kokë përfundon te Trauma në Tiranë

Kronikë e zezë

Grushte në Kuçovë, një 54-vjeçar në dëmtime në kokë përfundon te Trauma në Tiranë

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 12:45
Ilustrim

Një 54-vjeçar mbeti i plagosur rëndë si pasojë e goditjes me grushte një 37-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Llukan Prifti" të Kuçovës.

Shtetasi me iniciale S.S., banues në lagjen "Tafil Skëndo" dhe i dënuar më parë për vjedhje, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me grushta shtetasin K.G., duke i shkaktuar dëmtime në kokë.

Shtetasi i dëmtuar pasi mori mjekim në Spitalin Rajonal Berat dhe u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Policia arrestoi autorin e plagosjes, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat