Dyshohet se në një bankë në Suharekë u deponuan mbi 10 mijë franga të falsifikuara

Kronikë e zezë

Dyshohet se në një bankë në Suharekë u deponuan mbi 10 mijë franga të falsifikuara

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 10:15
Franga

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një bankë në Suharekë dyshohet se janë deponuar 10 mijë e 200 franga zvicerane të falsifikuara.

Rasti ka ndodhur më 29 tetor, rreth orës 14:00.

“Ankuesi mashkull kosovar – zyrtar i një filiali bankar ka raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar, punëtor i një këmbimoreje, ka deponuar (dhjetë mijë e dyqind) 10200 franga zvicerane (51×200 kartë monedha) të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat