Në një xhami në Rahovec, vidhet kasaforta me para

Kronikë e zezë

Në një xhami në Rahovec, vidhet kasaforta me para

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 09:09
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes që ka ndodhur ditën e shtunë në Rahovec.

Policia bën të ditur se vjedhja ka ndodhur brenda një xhamie, ku persona të panjohur kanë vjedhur një kasafortë me para.

“Rahovec 16.10.2021 – 02:25. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në brendinë Xhamisë dhe kanë vjedhur një kasafortë me para.

Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat