Për shtatë ditë e dhunoi 13-vjeçaren nga Gjakova, Gjykata merr një vendim për 31-vjeçarin

Kronikë e zezë

Për shtatë ditë e dhunoi 13-vjeçaren nga Gjakova, Gjykata merr një vendim për 31-vjeçarin

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 15:27
Ilustrim

Gjykata Themelore e Gjakovës ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për E.K. i cili dyshohet për dhunimin e një 13-vjeçareje.

Në njoftimin e Gjykatës Themelore të Gjakovës bëhet e ditur se i pandehuri për shtatë ditë radhazi ka dhunuar të miturën, në një motel në Pejë dhe në shtëpinë e tij.

“Nga data 23 shtator 2021 e deri me datë 29 shtator 2021, në një motel të panjohur në Pejë dhe në shtëpinë e tij, i pandehuri ka detyruar personin tjetër që të kryej akt seksual, dhe atë fëmijën e moshës 13 vjeçare”, ka bërë të ditur Gjykata

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat