​Qytetari nga Vitia dorëzon në polici portofolin e gjetur

Kronikë e zezë

​Qytetari nga Vitia dorëzon në polici portofolin e gjetur

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 21:04
Foto ilustrim

Një qytetar nga fshati Pozhoran i Vitisë, Adnan Zuka-41 vjeçar, me profesion shofer në një fabrikë të bukës, ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura në fshatin Greme të Ferizajt.

Sipas Policisë, portofoli i përkiste Besim Zenunit, i moshës 25 vjeçar, punëtorë fizik nga fshati Gackë të Ferizajt.

Ai menjë herë ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor në Ferizaj.

Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë dhe letërnjoftimi i RKS-së. Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka falënderuar qytetarin Adnan Zukën për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat