Gjobitet 71-vjeçari nga Ferizaj, tejkaloi në vijë të plotë

Kronikë e zezë

Gjobitet 71-vjeçari nga Ferizaj, tejkaloi në vijë të plotë

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 16:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 71-vjeçar i cili ka tejkaluar në vijë të plotë.

Në njoftimin e policisë është bërë e ditur se i dyshuari ka qenë duke drejtuar automjet me të cilin po bartte udhëtarë, në momentin kur ka tejkaluar në vijë të plotë, ndërkaq një qytetar e ka fotografuar dhe ia ka dërguar policisë informatën.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marr veprimet e duhura policore dhe ka arritur të identifikojë personin, i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë , në rrugën magjistrale Shtime -Ferizaj, në fshatin Koshare të Ferizajt . Kjo informatë, me foto (sekuencë) është dërguar nga një qytetarë në adresën e policisë “, thuhet në njoftim.

Tutje, është bërë e ditur se i dyshuari e ka pranuar kundërvajtjen.

Policia, e ftoi qytetarin B.B (M/SH/K)M, 71 vjeçar në Njësinë Rajonale të Komunikacionit në Ferizaj dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat