I kishte rënë lisi përmbi, vdes në QKUK 18 vjeçari nga Prizreni

Kronikë e zezë

I kishte rënë lisi përmbi, vdes në QKUK 18 vjeçari nga Prizreni

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 11:52
Foto ilustrim

18-vjeçari nga Prizreni me iniciale E.Sh u nda nga jeta dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

I riu, humbi jetën pas lëndimeve që kishte marrë nga rrëzimi i një lisi në rrugën “Luan Haradinaj”, në Prizren.

Lajmi është bërë i ditur në raportin 24-orësh të policisë.

18-vjeçari po trajtohej në QKUK që nga 1 gushti i këtij viti, për shkak të lëndimeve që kishte pësuar atë ditë nga rrëzimi i një lisi në rrugën “Luan Haradinaj”, në Prizren.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat