Mbytet edhe një pushues nga Kosova në Shëngjin.
Një person është mbytur pasditen e kësaj të marte në plazhin e Shëngjinit në Lezhë.
Bëhet fjalë për 76-vjeçarin me iniciale J.B., banues në Kosovë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.