Pas një muaji trajtim në QKUK vdes personi që u aksidentua në Pejë

Kronikë e zezë

Pas një muaji trajtim në QKUK vdes personi që u aksidentua në Pejë

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 09:48
Foto ilustrim

Policia njofton për vdekjen e një personi në QKUK, pas një muaji trajtim, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në fshatin Treboviq të Pejës.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET / Fsh. Treboviq, Pejë, 01.08.2021 – 18:58. Është raportuar, viktima ka qenë duke u trajtuar ne QKUK- Prishtinë me datën 31.08.2021, ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë te dërgohet për obduksion në IML.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat