I mituri kërcënon një person me armë, arrestohet

Kronikë e zezë

I mituri kërcënon një person me armë, arrestohet

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 08:37
Ilustrim

Policia e Kosovës, dje rreth orës 13:30, ka arrestuar një person të mitur në fshatin Kërpimeh të Podujevës.

Arsyeja e arrestimit është se i dyshuari ka kërcënuar një person me armë.

Policia nga i dyshuari ka arritur të konfiskoj një pistoletë me dy fishekë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat