Prishtinasi e gjuan me shishe qelqi në ballkon një vajzë, pastaj i shkon te dera dhe e kërcënon

Kronikë e zezë

Prishtinasi e gjuan me shishe qelqi në ballkon një vajzë, pastaj i shkon te dera dhe e kërcënon

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 09:48
Foto ilustrim

Një vajzë e lajmëroi policinë në Prishtinë që një person i panjohur e gjuajti me shishe qelqi në ballonin e saj.

Më pastaj, i dyshuari ka shkuar tek dera dhe ka përdorur fjalë kërcënuese ndaj të njëjtës.

Sipas policisë, i dyshuari u pa nga policia duke lënë një thikë në karrikë dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

“Prishtinë 17.08.2021-20:45. Viktima femër kosovare, ka njoftuar se një person i njohur ka gjuajtur në ballkonin e saj dy shishe qelqi dhe më pas i kishte trokitur në derë duke përdorur fjalë kërcënuese ndaj saj. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë parë të dyshuarin në një largësi i cili ka lënë një thikë në një ulëse dhe ka ikur në drejtim të panjohur. Thika është sekuestruar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti është nën hetime”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat