Burri kërcënon gruan me thikë

Kronikë e zezë

Burri kërcënon gruan me thikë

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Një rast i dhunës në familjes është raportuar gjatë ditës së djeshme në Fushë Kosovë. Burri pas një mosmarrëveshje me gruan e tij, kishe kërcënuar këtë të fundit me një mjet të mprehtë-thikë.

Siç njoftohet me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Fushë Kosovë 16.08.2021-14:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje me viktimën femër kosovare – bashkëshorten e tij, të njëjtën e kishte  kanosur me një mjet të mprehtë-thikë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /IndeksOnline/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat