Në Kosovë në 24 orët e fundit dy raste të zjarrvënies

Kronikë e zezë

Në Kosovë në 24 orët e fundit dy raste të zjarrvënies

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 09:08
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka marrë informata për dy raste të zjarrvënies në 24 orët e fundit.

Rasti i parë ka ndodhur në fshatin Shtrubullovë të Gllogocit ku është raportuar se brenda rrethojave të varrezave të fshatit është hapur zjarri në hapësirë rreth 15 metra katror. Policia dhe zjarrëfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin.

“Fsh. Shtrubullovë, Gllogoc 14.08.2021 – 13:45.  Është raportuar se brenda rrethojave të varrezave të fshatit është përfshirë nga zjarri një pjesë e barit të thatë në hapësirë rreth 15 m². Njësitë përkatëse policore dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin.  Rasti vazhdon të hetohet.”, thotë policia.

Më tutje, rasti tjetër ka ndodhur në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës ku është raportuar se fshatrave Kuzmin dhe Vragoli në rrethana të panjohura iu është dhënë flaka.

Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe e kanë lokalizuar zjarrin.

“Fsh. Kuzmin, Fushë Kosovë 14.08.2021 – 12:00.  Është raportuar se fshatrave Kuzmin dhe Vragoli në rrethana deri më tani të pa njohura nga zjarri është përfshirë një pjesë  prej rreth një hektar. Njësitë përkatëse policore dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.”, thotë policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat