Kapet me mallra të kontrabanduara, arrestohet një person

Kronikë e zezë

Kapet me mallra të kontrabanduara, arrestohet një person

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 07:54
Pamje nga vendi i ngjarjes

Njësit e Doganës kanë realizuar një aksion pas hetimeve operacionale ku edhe personi i dyshuar është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.

Pas një hetimi penal, bazuar në urdhëresën e Gjykatës përkatëse, dje në orët e pasdites, njësitet e Doganës se Kosovës kanë ushtruar kontroll në disa lokacione private në rajonin e Prizrenit dhe Fushë Kosovës, me qëllim të gjetjes së provave dhe mallrave të kontrabanduara.

Si rezultat, zyrtarët tanë kanë arritur të gjejnë dhe sekuestrojnë mallra të kontrabanduara në sasi të konsiderueshme, të cilat nëse do të vendoseshin në treg, do të shkaktonin humbje buxhetit.

Mallrat e gjetura janë konfiskuar të gjitha, më poshtë një përmbledhje e përshkrimit të mallrave të sekuestruara:

Cigare ​​278,960 copë

Poqa te thjeshta elektrike ​​ 1600 copë

Bombone ​​45 Kg

Çamçakëz ​​​​ 81 Kg

Brisqe të rrojës ​​244 Komplete

Vlera mallit: ​​​​ 5,432.71 €

Taksat Total: ​​​​ 18,342.56 €

Personi i dyshimtë është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit i është caktuar masa fillestare e ndalimit për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat