Digjet një objekt në Lipjan

Kronikë e zezë

Digjet një objekt në Lipjan

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 09:05
Lipjan

Një objekt në Lipjan është përfshirë nga zjarri në orët e hershme të së shtunës.

Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci, ka konfirmuar se nuk ka të lënduar nga ky incident.

“Rreth orës 05:40, është raportuar për një objekt të përfshirë nga zjarri në Lipjan. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të menaxhimit të përhapjes së zjarrit”, ka thënë ai.

Borovci tutje ka shtuar se ka dëme të konsiderueshme materiale.

“Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat