Kanoset verbalisht nga i fejuari, e lajmëron në polici

Kronikë e zezë

Kanoset verbalisht nga i fejuari, e lajmëron në polici

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 10:44
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua ka lajmëruar se vazhdimisht po kanoset verbalisht nga i fejuari i saj.

Sipas policisë palët janë intervistuar dhe më pas me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Prizren 09.07.2021-22:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas disa mosmarrëveshjeve,  në vazhdimësi është kanosur verbalisht nga i fejuari i saj i dyshuari mashkull kosovar.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullte”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat