Një muaj paraburgim pasi e sulmoi dhe vjedhi para në pompë të derivateve

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim pasi e sulmoi dhe vjedhi para në pompë të derivateve

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 14:27
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan ka vendosur një muaj paraburgim ndaj të pandehuri D.K. për veprën penale “grabitësit”.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se dyshohet që personi në fjalë në një pompë të derivateve kishte sulmuar një person dhe kishte vjedhur para në një pompë të derivateve në Kamenicë.

“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 22.06.2021, rreth orës 05:40 minuta në rrugën “Adem Jashari”, në Kamenicë i pandehuri duke përdorur forcën ndaj personit tjetër e përvetëson pasurinë e personit tjetër në atë mënyrë që në pompën e derivateve “IP Petrol”, hynë me një person të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve dhe duke e goditur punëtorin A. Z., kanë arritur që nga arka e pompës së derivateve të marrin shumën e të hollave prej 229 Euro dhe të largohen nga vendi në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim.

Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se kanë kryer veprën penale “grabitje” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit, pasi që ka vlerësuar se këto rrethana janë të mjaftueshme për zhvillimin normal të procedurës penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat