Vdes në QKUK, shoferi që u vetaksidentua para tetë ditësh në Prishtinë

Kronikë e zezë

Vdes në QKUK, shoferi që u vetaksidentua para tetë ditësh në Prishtinë

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Ka vdekur në QKUK, shoferi që u  vetaksidentua më 27 qershor në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

Policia ka njoftuar se ai ishte duke u trajtuar në QKUK për shkak të lëndimeve që kishte marrë pasi kishte humbur kontrollin mbi veturë.

“Prishtinë 27.06.2021 – 14:04. Lidhur me rastin, nga QKUK është njoftuar se viktima mashkull Kosovar që ishte duke u trajtuar, ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat