Makina rrëshqet në oborrin e shtëpisë, plagosen 5 persona në Elbasan

Kronikë e zezë

Makina rrëshqet në oborrin e shtëpisë, plagosen 5 persona në Elbasan

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 18:44
Ilustrim

Një makinë në oborrin e banesës ka rrëshqitur aksidentalisht pasi drejtuesi i mjetit shtetasi A.Q., 27 vjeç  kishte zbritur nga mjeti për të marrë diçka në banesë.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, 1 korrik rreth orës 17:30 në fshatin Shelca, Elbasan.

Mjeti ka lëvizur nga vendi aksidentalisht dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasit J.N., V.Ll.  F.Q., G.N., dhe A.N., informon policia.

Të plagosurit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat