Përfshihen nga zjarri disa depo në zonën industriale në Prishtinë, flasin nga Policia

Kronikë e zezë

Përfshihen nga zjarri disa depo në zonën industriale në Prishtinë, flasin nga Policia

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 17:03
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pasditen e së enjtes, janë përfshirë nga zjarri disa depo në zonën industriale në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka bërë të ditur se nuk ka të lënduar nga zjarri që përfshiu këtë zonë.

Aktualisht policia është duke u marrë me rastin për të zbardhur rrethanat se si erdhi deri tek shpërthimi i zjarrit.

“Rreth orës 16:00 është raportuar për disa depo të përfshira nga zjarri në zonën industriale në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të menaxhimit të përhapjes së zjarrit. Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Aktualisht policia ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, tregoi Borovci. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat