Në një pyll të Skenderajt, gjendet një person i vdekur

Kronikë e zezë

Në një pyll të Skenderajt, gjendet një person i vdekur

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 09:24
Foto Ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete në Skenderaj.

Policia njofton se rasti është lajmëruar nga një dëshmitar i cili e kishte gjetur viktimën në pyll.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe ekipi mjekësor ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat