Një vdekje e dyshimtë është raportuar dje në stacionin e Policisë në Suharekë.
Burimet e medias brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se disa familjarë e kanë dërguar foshnjën e tyre në Qendrën Emergjente në Suharekë pa shenja jete.
Vdekjen e foshnjës e ka konstatuar mjeku kujdestar në këtë qendër shëndetësore.
Sipas të njëjtave burime trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për obduksion, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së foshnjës.