​Arrestohen dy persona për kontrabandë me migrantë dhe falsifikim të dokumenteve

Kronikë e zezë

​Arrestohen dy persona për kontrabandë me migrantë dhe falsifikim të dokumenteve

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 22:32
Foto

Policia Kufitare e Kosovës, rajoni Perëndim, me urdhëresë të autoriteteve të drejtësisë, sot ka bastisur dy lokacione të ndryshme në Gjakovë dhe Suharekë, ku ka arrestuar dy persona të dyshuar për kontrabandë me migrantë dhe falsifikim të dokumenteve.

Gjatë bastisjeve janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gaz, tip Ekol, kalibri 9 mm dhe një karikator, 12 fishekë me gaz të kalibrit 9 mm, një thikë ushtarake, dy kapela me emblemë të PK-së, një telefon Smasung S10, një automjet BMW X5, i cili dyshohet se është marr nga një person tjetër për shkak të borxhit, dhe një kompjuter me dokumente të skanuara.

Me vendim të prokurorit kompetent njëri nga të dyshuarit ndalohet për 48 orë, përderisa i dyshuari tjetër lirohet pas intervistimit në prezencë të avokatit të tij mbrojtës.

Hetimet mbi rastin ende janë në proces nga njësia e hetimeve pranë Drejtorisë së Policisë Kufitare “Perëndimi” në Gjakovë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat