Arrestohet një person për kanosje ndaj personit zyrtar

Kronikë e zezë

Arrestohet një person për kanosje ndaj personit zyrtar

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 19:41
Foto ilustrim

Një person është arrestuar gjatë një kontrolli të Policisë së Kosovës në një lokal në Prizren pasi ka kanosur verbalisht një zyrtar policor.

“Rreth orës 22:40, Policia e Kosovës me njësitet relevante së bashku me Inspektoratin sanitar (AUV) gjatë kontrollit të një lokali ( kafiterie) në Prizren, në funksion të implementimit të masave sipas ligjit anti-Covid 19, një person mashkull dyshohet se ka kanosur verbalisht njërin nga zyrtarët policor në detyrë” thuhet në kumtesë, transmeton arbresh.info

Personi i dyshuar, mashkull kosovar, është shoqëruar në stacion policor, janë informuar hetimet rajonale, si dhe është kontaktuar prokurori kujdestar dhe autoritetet tjera.

Në konsultim me prokurorin kompetent rasti është iniciuar për procedura të mëtejme ligjore dhe ndërmarrje të veprimeve të mëtejme hetimore nga autoritetet kompetente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat