Publikohen pamjet nga aksidenti i rëndë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Publikohen pamjet nga aksidenti i rëndë në Prishtinë

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 11:39
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur në udhëkryqin e rrugëve “Ukshin Hoti”-“Robert Doll” në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve, teksa shkaqet nuk janë bërë të dituara akoma.

Në pamjet e publikuara shihet se njëra nga veturat është rrokullisur, ndërsa tjetra ka pësuar dëmtime të mëdha.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë Rajonale të Prishtinës.

“Rreth orës 10:30, në udhëkryqin e rrugëve “Ukshin Hoti”-“Robert Doll” , në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.  Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, pesë persona kanë pësuar lendime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikit rrugor”, tha Ahmeti.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat