Sulmohet seksualisht një e mitur në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Sulmohet seksualisht një e mitur në Mitrovicë

Më: 30 maj 2021 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Policia në Mitrovicë ka arrestuar një person i cili ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Mitrovicë, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Mitrovice Jugu, 29.05.2021 – 08:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare (e mitur). Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat