Dy vjedhje të rënda kryhen për një ditë në rajonin e Prizrenit

Kronikë e zezë

Dy vjedhje të rënda kryhen për një ditë në rajonin e Prizrenit

Më: 8 maj 2021 Në ora: 08:41
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dy vjedhje të rënda në Prizren.

Gjatë ditës së djeshme janë raportuar dy raste të vjedhjeve të rënda në rajonin e Prizrenit.

Sipas burimeve, në orët e mëngjesit të së premtes në rrugën e Kukësit në Prizren, tre persona kanë hyrë në një lokal dhe kanë kryer vjedhje në vlerë prej 4 mijë e 85 eurosh dhe kanë dëmtuar disa pjesë materiale.

Kurse, burimet e njëjta kanë treguar se në fshatin Samadraxhë të Suharekës, disa persona kanë hyrë në një shtëpi dhe kanë vjedhur një sasi të arit dhe 3 mijë euro para të gatshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat