I digjet vetura me koktej molotovi policit në Lipjan

Kronikë e zezë

I digjet vetura me koktej molotovi policit në Lipjan

Më: 2 maj 2021 Në ora: 07:30
Foto ilustruese

Dikush është futur në oborrin e shtëpisë së zyrtarit policor me iniciale R.G. (emër i njohur për redaksinë) rreth orës 02:00 pas mesnate dhe dyshohet se ia ka djegur veturën e tij private.

Burime të medias brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë kanë bërë të ditur se vetura e tipit “Ford” e cila ishte në pronësi të zyrtarit policor, dyshohet se është djegur me koktej molotovi në Shalë të Lipjanit.

Këto burime bëjnë të ditur se aktualisht nuk ka ndonjë të dyshuar për këtë rast.

Ndërsa prokurori ka urdhëruar që rasti të iniciohet si “zjarrvënie”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat