Denoncoi se mori 20 mijë lekë për 4 vota, policia e Lezhës shoqëron qytetarin

Kronikë e zezë

Denoncoi se mori 20 mijë lekë për 4 vota, policia e Lezhës shoqëron qytetarin

Më: 29 prill 2021 Në ora: 20:04
Ilustrim

Policia e Lezhës ka shoqëruar në polici qytetarin që denoncoi se ka marrë 20 mijë lekë për katër vota të familjes së tij.

Përmes një video që fillimisht u publikua nga Syri.tv dhe më pas u bë virale, qytetari pretendonte se votat ishin blerë për PS dhe lekët u ishin shpërndarë me furgona policie.

"Menjëherë pas shfaqjeve të pamjeve filmike në rrjete sociale të një qytetari nga Lezha, i cili ka deklaruar se "ka marrë para në këmbim të votës dhe se këto para i ka marrë nga policia", por pa specifikuar personat dhe vendin ku i ka marrë këto para, forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë kanë bërë shoqërimin në polici të shtetasit G.P" njoftoi policia.

Uniformat blu kanë kryer verifikime në lidhje me identifikimin e shtetasve të përfshirë në këto pamje filmike.

Shtetasi G.P i shfaqur në video sapo ishte kthyer nga puna në Malin e Zi, ku ishte si punëtor sezonal.

Për rastin vazhdojnë verifikimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast të pasqyruar në këtë video.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat