Prishtinë: Personi u therr me thikë për shkak të një borxhi

Kronikë e zezë

Prishtinë: Personi u therr me thikë për shkak të një borxhi

Më: 26 prill 2021 Në ora: 22:35
Foto ilustrim

(E plotësuar 22:57) - Sonte rreth orës 21:30 në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë ka ndodhur një përleshje mes dy grupeve.

Si pasojë një person ka mbetur i plagosur nga thika.

Mësohet se arsyeja e përleshjes rreth një borxhi.

Personi i therrur me thikë është goditur në krahror.

***

Një person është therur me thikë sonte rreth orës 23:30 në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas Policisë viktima po pranon trajtim mjekësor ndërsa Policia po punon në arrestimin e dy personave të dyshuar.

“Sot rreth orës  21:30, kemi marrë informatën se në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë,  ka ndodhur një  përleshje fizike në mes të disa personave. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga arma e ftohtë thikë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Hetuesit  policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti, aktualisht  janë duke punuar në arrestimin e dy personave të dyshuar të cilët janë identifikuar si të përfshirë në rast”, tha Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat