Hoqi shiritat e Inspektoratit dhe rifilloi punimet pa leje, përfundon në polici

Kronikë e zezë

Hoqi shiritat e Inspektoratit dhe rifilloi punimet pa leje, përfundon në polici

Më: 25 prill 2021 Në ora: 10:15
Foto ilustrim

Një banor i fshatit Studenicë e Istogut ka përfunduar mëngjesin e djeshëm në stacion të policisë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose shenjave të ndërtimit pa leje”.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, i dyshuari ka hequr shiritat për ndërprerje të punëve, të cilat i kishte vendosur Inspektorati i Punës dhe kishte filluar punimet.

“Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes nga ku kanë shoqëruar të dyshuarin ne stacion policor për intervistim.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat