​Arrestohet një i dyshuar për grabitje në Ferizaj

Kronikë e zezë

​Arrestohet një i dyshuar për grabitje në Ferizaj

Më: 1 prill 2021 Në ora: 18:10
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Ferizaj personin me inicialet F.A. (27), i dyshuar për grabitje.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00, në njërën nga rrugët e frekuentuara të qytetit të Ferizajt.

Me këtë rast, i dyshuari, me forcë ia ka grabitur nga qafa një zinxhir ari një femre dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërkaq me urdhër të Prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat