Shtatë të lënduar në një aksident trafiku në udhëkryqin Pejë-Gjakovë

Kronikë e zezë

Shtatë të lënduar në një aksident trafiku në udhëkryqin Pejë-Gjakovë

Më: 1 prill 2021 Në ora: 12:12
Foto ilustrim

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në mes të dy veturave në udhëkryqin Pejë-Gjakovë, përkatësisht në fshatin Dollc.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së rajonit të Pejës, Fadil Gashi.

“Pas orës 09:00, në fshatin Dollc, në udhëkryqin Pejë-Gjakovë, janë përfshirë dy vetura, ku kanë mbetur të lënduar 7 persona.

Ata po trajtohen në spitalin rajonal dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat