Policia arreston dy persona në Suharekë, kishin vjedhur në një shtëpi para dy dite

Kronikë e zezë

Policia arreston dy persona në Suharekë, kishin vjedhur në një shtëpi para dy dite

Më: 28 mars 2021 Në ora: 09:47
Ilustrim

Të premten kishin kryer një vjedhje në një shtëpi në Suharekë.

Por, liria për dy personat e dyshuar zgjati vetëm një ditë.

Kjo pasi që të shtunën policia ka arrestuar personat e njëjtë.

Sipas raportit 24 orës të policisë, gjatë kontrollit te të dyshuarit  janë gjetur dhe sekuestruar: tri palë dorëza, tri kapela, dy telefona mobil dhe 825 euro.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Ndërkohë, rasti vazhdon të hetohet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat