Grabiti pompën e derivateve, një muaj paraburgim ndaj të pandehurit

Kronikë e zezë

Grabiti pompën e derivateve, një muaj paraburgim ndaj të pandehurit

Më: 21 mars 2021 Në ora: 15:44
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtarja e procedurës– Ajser Skenderi, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, ndaj të pandehurit A.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: grabitja.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit A.K., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

– I pandehuri A.K., me datë 3 mars, në orët e hershme të mëngjesit në pompën e derivateve në Suharekë, i pandehuri bashkë me një person tjetër (S.H., që gjendet në masën e paraburgimit), me kanosje e përvetësojnë në mënyrë të kundërligjshme pasurinë e luajtshme të personit tjetër, në atë mënyrë që të pandehurit vendosin maskat anti – covid të veshur me xhaketa dhe kapuç ngjyrë të zezë, i afrohen viktimës, dhe i drejtohen me fjalët ‘’ mos lëviz vetëm na jep para”, viktima nga frika fillimisht i ngrit duart lart dhe jep para në vlerë prej 1.500 (një mijë e pesëqind) euro, dhe të pandehurit largohen në këmbë me shpejtësi.

Gjyqtarja e procedurës vlerëson se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, ngase i pandehuri me qëndrimin e tij në liri mund të fshihet apo të jepet në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, pasi që i njëjti ka qenë i kërkuar sipas urdhër arrestit të kësaj Gjykate dhe pas kryerjes së veprës penale ka qenë i paarritshëm për organet e ndjekjes penale, gjithashtu hetimet në këtë çështje sapo kanë filluar në rrjedhën e mëtejmë do të mblidhen  edhe prova të tjera për zbardhjen e kësaj çështje penale, si dhe Gjykata ka marrë parasysh rrezikshmërinë shoqërore të veprës penale si dhe intensitetin e vlerës së mbrojtur.

Andaj, duke marrë parasysh të lartë cekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se në rastin konkret masa e paraburgimit është më oportune dhe më e arsyeshme duke marr parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes, caktimi i paraburgimit për të pandehurin është më se i domosdoshëm dhe i arsyeshëm dhe për shkak të mbarëvajtjes së procedurës së rregullt të procedurës penale – hetimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat