Grupe të rinjsh prishin qetësinë në mesnatë, ankohen banorët e lagjes “Fehmi Agani” në Prishtinë

Kronikë e zezë

Grupe të rinjsh prishin qetësinë në mesnatë, ankohen banorët e lagjes “Fehmi Agani” në Prishtinë

Më: 13 mars 2021 Në ora: 11:35
Foto ilustruese

Banorëve të lagjes "Fehmi Agani" në kryeqytet mbrëmë pak para mesnatës iu është prishur qetësia nga grupe të rinjsh të cilët kishin dalë në rrugë dhe kishin shkaktuar zhurma të mëdha.

Njëri nga banorët e kësaj lagje tregon se ndonëse në pandemi, një gjë e tillë përsëritet pothuajse çdo të mërkurë dhe të premte.

"Mbrëmë rreth orës 23:00 disa persona kanë shkaktuar zhurmë të madhe. Kjo ndodh zakonisht çdo të mërkurë dhe të premte, ndërkaq as policia e as inspektorati nuk është parë të ketë dalë në vendin e ngjarjes", tregon ai.

Për shkak të pandemisë së shkaktuar nga virusi Covid-19 të gjithë operatorët ekonomikë janë të obliguar të mbyllin biznesin e tyre deri në orën 22:00, ndërsa lëvizja e qytetarëve është e lirë.

Përkundër kësaj, jo rrallëherë qytetarët janë ankuar për prishje të qetësisë nga turma individësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat