Vrasja e rëndë në Prishtinë/ Azilkërkuesi dyshohet se vdiq nga therja me thikë dhe jo nga zjarri

Kronikë e zezë

Vrasja e rëndë në Prishtinë/ Azilkërkuesi dyshohet se vdiq nga therja me thikë dhe jo nga zjarri

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 08:13
Pamje nga vendi i ngjarjes

Media dje raportoi për vdekjen e një azilkërkuesi në një shtëpi që u përfshi nga zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

Sinjali ka mësuar se azilkërkuesi nuk ka vdekur nga zjarri, por nga plagët e marra paraprakisht nga therja me thikë.

Lidhur me këtë rast media merr vesh se rasti në Polici është hapur si “vrasje e rëndë” ndërsa hetimet kanë filluar.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat