Burri në Obiliq i rrahë gruan dhe vajzën e tij

Kronikë e zezë

Burri në Obiliq i rrahë gruan dhe vajzën e tij

Më: 5 janar 2021 Në ora: 11:04
Foto ilustrim

Një person në Obiliq i ka rrahur gruan dhe vajzat e tij, madje ka ushtruar edhe dhunë psikike ndaj tyre.

Burri dhe gruaja kanë pranuar tretman mjekësor dhe të dy janë shoqëruar për në stacionin policor.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 18:15.

“Obiliq 04.01.2021-18:15.Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj është duke ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj saj dhe vajzave të tyre. Viktima dhe i dyshuari janë shoqëruar në stacion policor dhe që të dyve iu është ofruar tretman mjekësor. Pas intervistimit të palëve, me aktvendim të prokurorit të dyshuarve i është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Kujtojmë se dhuna në familje është rritur ditëve të fundit në familjet kosovare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat