Therja në Prizren, i lënduari është 18 vjeçar

Kronikë e zezë

Therja në Prizren, i lënduari është 18 vjeçar

Më: 1 janar 2021 Në ora: 19:05
Foto Ilustrim

Një 18-vjeçar është therur me thikë në Prizren si pasojë e një përleshje ndërmjet të rinjve të ndodhur përgjatë mbrëmjes.

Lajmi është konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së rajonit të Prizrenit, Vesel Gashi, teksa ka njoftuar se nuk ka ndonjë të arrestuar ende.

“Rreth orës 17:10 minuta, në rrugën “Remzi Ademaj” ka ndodhur një incident, ku si pasojë ka marra lëndime trupore një i ri i moshës rreth 18 vjeçare.

 Policia ka dalë në vendngjarje dhe po merret me rastin, ndërsa nuk ka të arrestuar si të dyshuar rreth rastit në fjalë”, ka deklaruar tutje ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat