Detaje nga policia: Gjashtë të lënduar nga aksidenti në fshatin Milloshevë

Kronikë e zezë

Detaje nga policia: Gjashtë të lënduar nga aksidenti në fshatin Milloshevë

Më: 1 janar 2021 Në ora: 18:59
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin në Milloshevë.

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në magjistralen “Prishtinë-Mitrovicë”, në fshatin Milloshevë.

Zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti tha për lajmi.net se gjashtë persona kanë mbetur të lënduar.

“Në rrugën Prishtinë – Mitrovicë (fshati Milloshevë) ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit rrugor, lëndime trupore kanë pësuar 6 persona, të njëjtit janë dërguar në tretman mjekësor. Me rastin është duke u marr njësia e policore e komunikacionit rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat