Vidhet kasaforta e një qytetari në Malishevë, në të kishte para e stoli ari

Kronikë e zezë

Vidhet kasaforta e një qytetari në Malishevë, në të kishte para e stoli ari

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 08:59
Ilustrim

Një qytetar nga Malisheva ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar brenda në shtëpinë e tij.

Sipas ankuesit nga shtëpia i është marrë një kasafortë në të cilën pati para të gatshme dhe sasi ari.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore dhe është ekzaminuar vendi i ngjarjes.

Kështu thuhet në njoftimin e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat