Në Pogradec makina futet në karburant, në Durrës mjeti përplaset me trafikndarësen

Kronikë e zezë

Në Pogradec makina futet në karburant, në Durrës mjeti përplaset me trafikndarësen

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 15:16
Ilustrim

Dy aksidente rrugore u regjistruan pasditen e sotme në Pogradec dhe Durrës, por fatmirësisht pa të lënduar në njerëz.

Në rrugën Korçë-Pogradec, pranë  kryqëzimit të Potgories, dy mjete janë përplasur fort me njëra-tjetrën.  Nga aksidenti ka dëme të mëdha materiale në makina,  ku njëri prej mjeteve ka përfunduar në karburant.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.

Aksidenti tjetër u regjistrua te ura e Dajlanit, ku një makinë ka rrëshkitur dhe është përplasur me trafikndarësen.  Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet. Për shkak të aksidentit është devijuar qarkullimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat