Rrahje në Bardhosh, një i lënduar ndërsa tre persona arrestohen

Kronikë e zezë

Rrahje në Bardhosh, një i lënduar ndërsa tre persona arrestohen

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 23:02
Foto Ilustrim

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur në fshatin Bardhosh të Prishtinës.

Tre persona janë dërguar për në stacionin policor, derisa një tjetër është dërguar për të marrë tretman mjekësor në QKUK.

Rastin Rastin e ka bërë të ditur, zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

“Në ora 19:56, policia është njoftuar për një rrahje në progres në fshatin Bardhosh-Prishtinë. Njësitet policore kanë intervenuar menjëherë. Në Stacionin Policor ‘Veriu’ Prishtinë janë shoqëruar tre persona, një është dërguar për tretman mjekësor dhe një tjetër po ashtu është i lënduar në vend-ngjarje pritet t’i ofrohet tretman mjekësor”, tha ai.

Bajrami tha se Policia është duke punuar në kompletim e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat