Pullat postare me punime nga argjila

Kosova

Pullat postare me punime nga argjila

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 11:14
Pullat postare

Nga sot Filatelia e Postës së Kosovës lëshon në qarkullim të rregullt postar emisionin e pullave postare me titull “Artizanati - punime nga argjila”.

Ky emision, përmes tre pullave postare, prezanton pamje artistike të enëve nga argjila. Artizanati nënkupton punimin dhe përpunimin e gjërave të artit, si dhe formësimin e tyre, në rastin konkret formësimin e objekteve të ndryshme nga argjila.  

Kosova është e njohur për traditë të pasur të artizanatit me vlera të çmuara, të krijuar prej shekujsh nga mjeshtrit popullorë në çdo regjion të saj, sipas karakteristikave dhe specifikave të zonave të ndryshme, duke u spikatur me shumëllojshmërinë e saj.

Për një periudhë të gjatë kohore objektet e punuara nga argjila kanë gjetur një përdorim të gjerë në amvisni, por edhe në dekorim të hapësirës jetësore. Kësaj radhe  prezantohen pamjet e pjatave dhe enëve për ujë, të punuara nga duart e arta të artistëve.

 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat