FSK mbështet Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut - Bota Sot
FSK mbështet Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut

Kosova

E premte, 20 korrik 2018

FSK mbështet Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 15:44
Aksionit iu përgjigjën një numër i madh i pjesëtarëve të FSK-së

Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut në Kosovë, për nder të Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut sot Prishtinë, ka organizuar javën e dhurimit vullnetar të gjakut.

Për rëndësinë që ka sigurimi në kohë i gjakut dhe produkteve të tij, gjatë kësaj jave  do të jetë në fokus edhe falënderimi për të gjithë dhuruesit vullnetarë të gjakut, të cilët me dhurimin e gjakut të tyre shpëtojnë jetë çdo ditë.

Këtij aksioni vullnetar iu bashkuan shumë pjesëtarë të FSK-së, qytetarë të shumtë, kalimtarë të rastit, por edhe grupe të organizuara.

FSK-ja, si çdo vit edhe këtë vit e ka mbështetur Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut me mjete logjistike dhe në sheshin ,,Nënë Tereza” ka ngritur një tendë për të gjithë vullnetarët që dhurojnë gjak.

Aksionit iu përgjigjën një numër i madh i pjesëtarëve të FSK-së, të cilët edhe përgjatë vitit në mënyrë të organizuar dhurojnë gjak.

Qindra doza gjak grumbullohen nga këta pjesëtarë për nevojat e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës.

Java e dhurimit vullnetar të gjakut do të përfundojë më 22 qershor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test