Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ka marrë pjesë në konferencën jubilare “10 Vite pas Decentralizimit dhe Konstituimit të Qeverisjes Lokale”, të organizuar nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI).
Në këtë konferencë, Haradnaj ka thënë se vetëm zhvillimi i barabartë dhe i qëndrueshëm na garanton rrugëtim të sigurt si vend dhe shoqëri
Postimi i plotë në Facebook:
Vetëm zhvillimi i barabartë dhe i qëndrueshëm na garanton rrugëtim të sigurt si vend dhe shoqëri.
Në konferencën jubilare “10 Vite pas Decentralizimit dhe Konstituimit të Qeverisjes Lokale”, të organizuar nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), theksova nevojën që të krijohet një mekanizëm i përhershëm komunikimi, që rritë efikasitetin e punës ndërmjet qeverisjes nacionale dhe lokale.
Qeveria tashmë është e angazhuar që mos t’i lë të vetme komunat në ballafaqim me problemet e sfidat me të cilat përballen dhe do të jetë partner i ngushtë i tyre për realizimin e të gjitha projekteve, që lehtësojnë jetën e qytetarëve.