Kosova me ambasadore edhe në Karaibe

Kosova

Kosova me ambasadore edhe në Karaibe

Më: 28 prill 2018 Në ora: 17:40
Flamuri i Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka njoftuar se nga java e ardhshme do të akreditohet ambasadorja e Kosovës në Saint Kitts dhe Nevis.

“Shtrirja diplomatike e Kosovës tanimë edhe në Karaibe. Nga java që e lamë pas vendi ynë do ta ketë ambasadoren e parë të akredituar edhe në Saint Kitts dhe Nevis”, kështu ka shkruar Pacollii në profilin e tij në “Facebook”.

Ky shtet, e njohu Kosovën në vitin 2012 dhe që nga atëherë sipas Pacollit ka dhënë mbështetje të vazhdueshme.

“Këto janë vetëm disa nga rezultatet e diplomacisë tonë pro-aktive, që po ndjekim çdo ditë dhe në çdo kontinent. Po i ri-gjallërojmë marrëdhëniet me shtetet që e kanë njohur Kosovën, përderisa po depërtojmë fuqishëm tek ato, që ende nuk e kanë bërë këtë. Nuk do të ndalemi”, ka shkruar Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat