20 vjet nga Epopeja e Dukagjinit

Kosova

20 vjet nga Epopeja e Dukagjinit

Më: 23 mars 2018 Në ora: 20:34
Ilustrim

Manifestimet nisën që nga dje, e do të vazhdojnë deri nesër. Në Kosovë po shënohet 20 vjetori i Epopesë së Dukagjinit.

Datë kjo që tregon fillimin e luftës së UÇK-së në Zonën Operative të Dukagjinit para 20 vitesh. Dhe gjithashtu 19 vjetorin e intervenimit të NATO-s mbi caqet serbe

Epopeja e UÇK-së në Dukagjin ndodhi me nisjen e luftës frontale kundër regjimit serb. Kjo ndodhi në Gllogjan më 24 mars të vitit 1998, duke pasur me Epopenë në Prekaz të Ulët, ku rezistuan njesitet e UÇK-së të udhëhequra nga komandanti Adem Jashari.

Po bëhen saktësisht 20 vite kur forcat e shumta serbe ia kishin mëysrë Gllogjanit, duke synuar vrasjen e familjes së Ilmi Haradinajt. Djemtë e të cilit sihin prijës së luftës në rajonin e Dukagjinit.

Para këtyre sulmeve, nga familja Haradinaj për atdheun vetëm kishte rënë një anëtar. Ishte fjala për Luan Haradianjn.

Kurse në vitin 1999 për Kosovën kishte rënë edhe Shkëlzen Haradinaj.

Të dy vëllezër të Ramush Haradinaj, tash kryeministër i Kosovës.

Për nder të kësaj epopeje komuna e Deçanit ka organizuar disa aktivitete, duke nisur nga homazhet, dhe turnetë e ndryshëm në sport.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat